‘Varfërimi’ i Gjermanisë dhe ‘lulëzimi’ i Kosovës: Statistikat kryeforta që demantojnë Kurtin dhe Gërvallën
Shumë prej neve, potencialisht kemi familjarë të afërt e të largët, që gjatë katër viteve të fundit kanë ik nga Kosova. Për shumicën për ta destinacioni kryesor ishte Gjermania.
Sipas statistikave, deklaratat që kryeministri Albin Kurti dhe ministrja, Donika Gërvalla i thanë për Gjermaninë, demantohen.
Një deklaratë shumë interesante Gërvalla e tha dje në Tëvë1, në emisionin Këndi i Debatit, ku pretendoi se në çdo udhëtim me aeroplan “takon njerëz që po kthehen”.
Duke shtuar se “jo gjithçka në Gjermani e Zvicër është e lehtë, siç u duket.”
E udhën për kësi lloje deklarata për Gjermanin, nuk ia lëshon as kryeministri Kurti.
Dje gjatë tubimit në Podujevë, Kurti tha se Kosova “po lulëzon”, ndërsa Gjermania, tha ai, “është buzë recesionit”.
Mirëpo, statistika për qytetarët që kanë lëshuar Kosovën dhe kanë shkuar në Gjermani, demantojnë këto deklarata.
Për më shumë ndiqeni videon.