U zgjodh drejtor i Institutit Albanologjik, Nagavci e shkarkon për herë të dytë – Reagon Berisha
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, gjatë ditës së djeshme ka marrë vendim për anulimin e vendimit për zgjedhjen e drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës.
Naim Berisha ishte zgjedhur në dhjetor të vitit 2025 në krye të këtij institucioni, por Nagavci ka deklaruar se në vendimin për emërimin e tij ka pasur shkelje të dispozitave ligjore.
Në një rrëfim për Gazetën Nacionale, drejtori Berisha ka thënë se ky vendim fillimisht është publikuar në Facebook dhe se, sipas tij, nuk është ndjekur rruga institucionale.
Berisha ka theksuar se baza ligjore në të cilën thirret ministria nuk është e saktë.