U nis për te mbetjet e Titanikut, u zhduk vet - Çka ndodhi me nëndetësen Titan e humbur prej ditësh me 5 persona në bord - NACIONALE

U nis për te mbetjet e Titanikut, u zhduk vet - Çka ndodhi me nëndetësen Titan e humbur prej ditësh me 5 persona në bord

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një nëndetëse e njohuar si Titan bashkë me një ekuipazh prej pesë personash është zhdukur të dielën në mëngjes ndërsa ishte duke u zhytur për një ekspeditë të rrezikshme në vendin e mbetjeve të Titanikut.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se kontaktet me nëndetësen ishin humbur rreth një orë e 15 minuta pas zhytjes, në Atlantikun e Veriut ndërsa dihet se bord ndodheshin një operator dhe katër ekspertë të misionit, përfshirë një miliarder britanik.

Kërkimet janë ende duke vazhduar.

Detaje në VIDEO:

Lajme të ngjashme