U arrestua vitin e kaluar për mashtrimet me villa, Granit Gojanit i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj
Granit Gojani pronar i kompanisë G&G Exclusive u arrestua në gusht të vitit, 2024, pas raportimit të nacionales, ku i njejti dyshohet se mashtroi mbi 70 qytetarë për ndërtimin e villave, ku para ua kishte marr e villat nuk ua kishte përfunduar.
Përvec kësaj Gojani dyshohet se ka kryer vepren penale, shmangie nga tatimi. Prokuoria Themelore në Prishtinë në një përgjigje të dhënë për gazetën Nacionale, ka treguar se Granit Gojanit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë.
Vlen të theksohet se të dyshuarit në fjalë i është bllokuar pasuria dhe iu është ndalur veprimtaria e punës pasi që i njëjti tashmë është duke u hetuar nga organet e rendit dhe se do të mbetet në paraburgim deri në muajin prill të vitit 2025.
Për ta shikuar videon, klikoni këtu.