U akuzua si bashkëpunëtor i Radojiçiqit nga Sveçla, pjësëtari i organizatës serbe terroriste dënohet veç me 7 muaj për djegie veturash me targa RKS
Sot u mbajt seanca gjyqësore ndaj Milovan Bozoviçit, serbi që u arrestua në prill të ktij viti nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, ai u arrestua si i dyshuar për veprat “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar", "Vrasje në tentativë", "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare".
Bile pas arestimit të tij, me një postim në facebook kishte dalur edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku kishte dhënë shumë detaje. E kishte quajtur kriminel, pjesë e strukturave ilegale “Mbrojtja Civile”, i dyshuar për vrasjen e një pjesëtari të Eulex-it, plagosjen e dy policëve të Kosovës, djegies së veturave në veri e disa krime të tjera.
Sot u bë shpallja e aktgjykimit kundër Millovan Bozoviç, me çrast u shpall fajtor.
DETAJE:
