Tre të arrestuar: Gazetari tregon detajet për rastin e vrasjes së Liridonës
Në 24 orët e fundit, e vetmja temë që diskutohet, kuptueshëm, është vrasja e Liridona Ademajt, që ndodhi më 29 nëntor. Ka pasur shumë reagime, tepër shumë reagime, ndërsa është dënuar gjërësisht vrasja e planifikuar e Liridonës.
Për vrajsen e Liridonës, deri tash janë arrestuar tre persona, përfshirë bashkëshorti Naim Murseli dhe janë konfiskuar një armë dhe një veturë.
Në varrimin e saj, mori pjesë edhe Naim Murseli, i cili e vajtoi, i la kurora me lule mbi varrin e Liridonës, vrasjen e sëcilës dyshohet se e planifikoi vet.
Sipas raportimeve të medieve, dyshohet se Naim Murseli ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e Liridonës. Ajo çka dihet me siguri është se Naimi dhe dy të dyshuarit e tjërë, nesër do të dalin para gjykatës në mëngjes.
Përmes një videoje të shkurtër, gazetari i Nacionales, Mirlind Behluli, në mënyrë të përmbledhur tregon krejt çka dihet për vrasjen e Liridona Ademajt.