Të bashkuar në Hagë: Kadri Veseli mban shënime e më pas ia ofron ekipit të Thaçit për t'i bërë pyetje Gjergj Dedajt
Krerët e UÇK-së po e vazhdojnë përballjen me drejtësinë e Dhomave të Specializuara të Hagës.
Atje gjatë seancave, shpesh shihen momente teksa Thaçi e të tjerët përcjellin seancën.
Nacionale ka realizuar një video ku shihet se si Kadri Veseli mban disa shënime gjatë dëshmisë së Gjergj Dedajt, e më pas ato ia ofron ekipit të Thaçit:
Në luftë ishin bashkë
Pas luftës, në politikë, disa u ndanë.
Megjithatë, koha që të bashkoheshin sërish nuk ishte larg.
Por, në një rrethanë të padëshiruar. Në Gjykatën Speciale të Hagës.
Edhe atje, të gjithë duken të jenë të bashkuar sërish.
Të gatshëm ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Kjo u vërejt gjatë një momenti në seancë.
Kadri Veseli po mbante disa shënime.
Ato ia ofron më pas mbrojtjes së Thaçit të cilët po e merrnin në pyetje Gjergj Dedajn.
Dallimet politike dikur, nuk po iu pengojnë në Hagë.
“Gjeneral e president”, po e thërrasin njëri-tjetrin Hashim Thaçi e Rexhep Selimi.
Kështu bëri të ditur ditë më parë Avni Krasniqi, daja i Selimit.
Me synime të njëjta në luftë. E dallime politike në paqe.
Katërshja e UÇK-së është kthyer sërish tek qëllimi i njëjtë: Lirimin dhe pafajësinë nga procesi në Gjykatën Speciale.