Tash duket e pamundur që Trump t’i humbë zgjedhjet, nëse edhe vetë deshiron t’i humbas ato
Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2020, e posaçërisht pas asaj çka ndodhi ne Kongres më 6 janar te vitit 2021, kur turma te armatosura po kërkonin ta vrisnin zëvendespresidentin Mike Pence dhe udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësueseve Nancy Pelosi, pothuajse ekzistonte një pajtueshmëri që Donald Trump ishte i vdekur politikisht, kurse thuhej se ishte çështje e procedurave edhe arrestimi dhe dënimi i tij.
Duke e konsideruar të vdekur politikisht dhe juridikisht, prej tij ne ato ditë kritike të janarit u distancuan edhe udheheqesit e Partisë Republikane, që deri aëtëherë prisnin në rend për ta takuar. Bile, u tha që edhe çika Ivanka dhe dhandrri Jared u larguan per ne Neë York, qe të mos gjendeshin as fizikisht afër Trumpit, që po akuzohej për kryengritje.
Mediat konzervative, si Fox Neës, filluan te flirtojnë me figura të tjera të rëndësishme nga Partia Republikane, si bie fjala Ron Desantis, sepse sipas tyre Donald Trump u dogj përfundimisht. Opinionistët kryesorë në mediat liberale, në anën tjetër, kërkonin që për çdo rast Trumpit t’i jepet edhe fisheku i fundit.
Kështu, kundër tij filluan hetime dhe u caktuan prokurorë ne disa drejtime, qoftë në nivelin federal, qoftë në nivele shtetërore. Hetime për abuzim me fonde të fushatës, të përdorura për sex me prostituta, hetime për ngacmime seksuale, hetime për kryengritje të 6 janarit, hetime per tentim të manipulimit të votave ne Gjorgja. Jack Smith e la rastin e Hashim Thaçit dhe shkoi në Amerikë, për t’u marrë personalisht me Donald J Trump.
Pak a shumë në këto kushte u zhvilluan edhe zgjedhjet e nëntorit të vitit 2022, që quhen edhe si mid-term election, që zhvillohen për Senat dhe për Dhomën e Përfaqësuesve. Shumica e kandidatëve republikanë, të mbështetur nga Trump i humbën zgjedhjet. Demokratët arritën ta mbajnë Senatin, kurse e humbën për pak Dhomën e Përfaqësueseve.
Kjo ishte pika më e ulët politike e Trumpit. Pastaj filloi gara e brendshme, për kandidat të partisë për president në zgjedhjet e vitit 2024. Në garë u fut edhe i preferuari i mediave konzervative, guvernatori i Florides, Ron Desantis. Dhe shume te tjerë. Trump, vazhdonte të ishte kandidati më i preferuar në mesin e bazës së partisë, posaçërisht në mesin e radikalëve, por shumëkush po priste që hapja e garës së brendshme do t’i ndryshonte këta numra, në favor të Desantis, ose me vonë të Nicky Hajli.
Mos te harrojmë, gjatë gjithë kësaj kohe Trump po i qëndronte besnik pozicionit të tij fillestar se zgjedhjet e fundit i janë vjedhur, sepse nuk i kishte humbur. Kjo ishte edhe muzika qe elektorati i dëshpruar republikan dëshironte ta dëgjonte. Kjo ishte gjithashtu edhe kurthi në të cilin ai i mbante të gjithë kundërshtarët e tij brenda partisë republikane. Nëse dikush nga kandidatët do të guxonte të thoshte që Trump i humbi zgjedhjet në menyrë fer dhe të ndershme, ai kandidat rrezikonte të irritonte votuesit republikan, qe donin të besonin se liberalët i kishin plaçkitur zgjedhjet. Prandaj, të gjithë kundërkandidatët republikan dukeshin te vegjël para Trumpit, në momentin që thoshin se zgjedhjet ishin të vjedhura. Një pozicionim i tille politik e bënte Trumpin favorit kryesor. Pra, nuk kishte humbur por ishte vjedhur, prandaj duhej rinominuar.
Gjithashtu, elektorati radikal i Partisë Republikane, baza e partisë, hetimet ndaj Trump i konsideronte si gjueti shtrigash. Edhe në këtë pikë rivalët e brendshëm të tij nevojitej të subordinoheshin, ose e digjnin veten politikisht. Sido që te jetë, Trump pa asnjë vështirësi i mundi te gjithë.
Në nderkohë në kampin liberal Biden dukej te ishte opsioni i vetëm për rimeqin e zgjedhjeve të vitit 2024. Të rrallë ishin zërat që kërkonin prej Biden të tërhiqej, për shkak të moshës. Me aq sa kam arritur të lexoj dhe të degjoj, prej figurave me influencë, ishte Ezra Klein i The Neë York Times që i kerkonte Bidenit të largohej, sepse mosha e tij dhe gjendja e tij mendore nuk ishte e duhura për të konkurruar prapë. Establishmenti liberal ishte i heshtur, por skeptik.
Biden po bënte gabime çdo ditë e më tepër. Ngatërronte shtete dhe kryetarë shtetesh. Konferencat për shtyp i kishte të rralla, e intervistat me gazetarë të pavarur edhe me të rralla. Pasi që po mbahej i izoluar prej këshilltarëve, ishte gati e pamundur që të dihej saktësisht nëse ishte i aftë per t’u përballur me Trumpin edhe në një fushatë zgjedhore.
Inflacioni i lartë i çmimeve filloi t’ia rrënonte edhe mbështetjen politike. Në vitin e fundit reputacioni i Biden është më i dobëti që e ka pasur ndonjëherë ndonjë president amerikan. Nën 40 përqind. Lufta ne Ukrainë dhe Gazë, gjithashtu e bën të veten. Biden as nuk dukej i zoti t’i mbyllte, e as t’i fitonte këto dy luftëra. Pastaj mos të flasim për tërheqjen skandaloze të trupave amerikane nga Afganistani. Aty skena, ku marinsat amerikane po iknin në panikë nga aeroporti në Kabul, e dëmtuan tejmase reputacionin e kësaj administrate dhe të Joe Bidenit si president kredibil.
Në këto kushte, me gjasë dikush nga liberalët, e realizoi një skenar që në muajin qërshor të zhvillohej debati i parë presidencial. Kurrë më herët nuk kishte ndodhur që dy kandidatë për president të debatonin me njëri tjetrin kaq herët. Ato debate zakonisht ndodhin ne shtator dhe tetor, por ndoshta dikush e kishte menduar si një test për Bidenin, për me pa se si po paraqitej, në menyrë që të kishte kohë për të sanuar dëmin.
Debati u zhvillua në CNN dhe udhëhiqej nga dy gazetarë liberal, Jack Tapper dhe Dana Bash, te njohur si antitrumpist të përbetuar. Mirëpo asgjë nuk ishte e mjaftueshme për Joe Bidenin. E gjithë Amerika u shtang nga performanca e presidentit te tyre. Mendime të lëna për gjysmë, gabime në të folur, grimasa te çuditshme dhe krejtësisht jokompetent. Trump dukej si nje djalë i ri dhe i fuqishëm. Biden nuk ishte në gjendje që të kontestonte kushedi sa genjeshtra të Trump.
Ky debat i hapi dyert e ferrit per Presidentin Biden. Këtu si duket edhe shpaloset skenari i vërtetë që debati të mbahej në qershor. Mediat liberale, të udhëhequra nga Neë York Times, Ëashington Post, CNN, The Atlantic, opinionistët e këtyre mediave, po ate natë pas debatit i bënë thirrje Bidenit që të tërhiqej nga gara, sepse ai nuk ishte në gjendje të mirë mendore për të vazhduar. Për herë te parë në gjithë këto vite, mediat liberale e lanë anash Trumpin dhe iu turrën Bidenit.
Mirëpo veterani i politikës amerikane tha se ajo çfare ndodhi në debat kishte qenë veç një natë e keqe sepse kishte qenë i semurë, përndryshe as që po i shkon ndërmend të tërhiqej. Brenda liberalëve filloi nje luftë civile. Zërat kundër Bidenit u shtuan. Donatorët e Partisë Demokratike filluan që të mos japin pare për këtë parti, nëse Biden është kandidat.
Tash Biden filloi t’i ngjasojë Trumpit. I gjendur nën bresheri armësh, ai filloi t’i sulmojë elitat mediale dhe biznesore që po duan ta eliminojnë. Thuhet që gruaja Jill Biden, profesoreshë dhe djali Hunter, i dënuar për evazion fiskal, po insistojnë ta mbajnë në garë. Sigurisht edhe një grup këshilltarësh për benefite personale.
Strategjistët dhe mendimtaret liberal, si David Axelrod, po kërkonin që Biden të terhiqej, kurse demokratët të organizonin një garë të shpejtë të brendshme, në mënyrë që në gusht të dilnin me një kandidat të ri, me shumë gjasë ose guvernatorin e Kalifornisë ose guvernatoren e Michigenit. Mirëpo për të ndodhur kjo kërkohej patjetër që Biden të tërhiqej vullnetarisht. Delegatët që marrin pjesë në Konventën qendrore të partisë janë delegatë të tij. Ata nuk mund te votojnë askënd tjetër, perveç nese Biden i liron ata nga obligimi.
Biden deklaroi se ai do të terhiqet nga gara me dy kushte: Nëse vet i madhi Zot i lajmërohet dhe i thotë të largohej, ose nese e shkelë treni. Të dy keto opsione duken shumë pak te mundshme.
Në kete klimë, Trump po i bindej asaj frazës se moçme, kur kundërshtari është duke gabuar mos e pengo. Atij po i leverdiste lufta e brendshme në Partine Demokratike, me kusht qe Biden të mos tërhiqej në fund. Një kandidat i ri demokrat do ta rrezikonte seriozisht Trumpin, prandaj ai po e vazhdonte fushaten e tij nëpër Amerikë.
Nje ditë të bukur ai shkoi në Pensilvani dhe po u shpjegonte masës që ishte mbledhur aty se si emigrantët e shumtë që po futen ne Amerikë në menyrë të pakontrolluar po e rrezikonin ekonominë amerikane.
Derisa ai po fliste për këtë teme, në një moment Trump e ktheu kokën në drejtim të ekranit qe po i shfaqte disa grafikone. Në atë moment që Trump e ktheu kokën një plumb ia shpoi veshin e djathtë. Ishte çështje e milisekondave. Sikur Trump të kishte vazhduar ligjeratën e tij pa e kthyer kokën në drejtim të ekranit, plumbi do t’i kishte kaluar përmes pjesës së prapme të trurit dhe sot do të kishim biseduar për tjera tema.
Një djalë 20 vjeçar kishte arritur qe te hipte mbi një kulm të një objekti, rreth 150 metra larg vendit ku po fliste Trump dhe prej aty e kishte marre ne shenjester ish presidentin e Amerikes. Ajo cfare ndodhi ate dite e kemi pare te gjithe. Në fund të këtij akti doli një fotografi epike e Trump, ku ai i përgjakur në vesh, i rrethuar nga njësite speciale, me grushtin lart, me flamurin e Amerikes në sfond, po i bënte thirrje elektoratit që të luftonte.
Atentati i fundit serioz ndaj nje presidenti amerikan kishte ndodhur rreth 40 vjet me parë, kur ishte sulmuar Ronald Regan. Ai atentat i dështuar e kishte ndihmuar Reganin qe t’i fitonte zgjedhjet pa asnjë veshtiresi.
Votuesit janë te prirë të votojnë për viktimën. Të njejtin status tash e ka edhe Trump. Ky pothuajse nuk ka pasë nevojë fare për nje bonus të radhës, por ja që tash e ka edhe atë. Tashmë duket e pamundur që Trump t’i humbë zgjedhjet, nëse edhe vetë deshiron t’i humbas ato. Është mjaft e vështirë të ndryshohet kjo trajektore edhe nëse Biden tërhiqet. Duket shume vone.
Mbramë Trump në Konventen republikane, ku edhe formalisht do ta marrë mandatin për të qenë kandidat për president, e zgjedhi edhe zëvendësin e tij. Ai është senatori nga Ohajo, 39 vjecari, JD Vance.
Në vitin 2016 Vance kishte qenë nje antitrumpist i egër, edhe me i egër sesa demokratët. E kishte krahasuar, madje edhe me Hitlerin. Ato deklarata tash po i përdoren nga kundershtarët, mirëpo siç duket me zero efekt praktik. Vance ka ndryshuar qëndrim për Trumpin diku rreth vitit 2019.
Historia e senatorit nga Ohajo duket mbresëlenëse. Ai ka qenë pjesëtar i trupave elite ushtarake në luftën e Irakut. Rrjedh nga një familje e varfër dhe me shumë probleme, por që ia ka dalur ne jetë falë vullnetit të tij të hekurt. Perveç pjesëtar i marinsave, Vance ka arritur ta mbarojë shkollimin në një universitet elitar, siç eshte Yale.
Në vitin 2016 ai kishte deklaruar që kurrë në jetë nuk do ta mbeshtes Trumpin, por me vonë ishte konvertuar në një trumpist të përbetuar. Vanceë është i përgatitur teorikisht si pak kush në kampin konservativ, kurse është debatues dhe elekuent i pashoq. Madje, Vance po arrin qe t’i akomodojë ideologjikisht pikëpamjet kaotike të Donald Trumpit. Atë çfare Trump dëshiron ta thotë, ose ta shpjegojë, Vance e bën shumë herë më mirë.
Dikush tha qe Vance po e bën me këmbë ideologjine e Trumpit, ose ate që njihet si MAGA. Vance mendon qe Amerika duhet të fokusohet në Azi, atje ku eshte kundërshtari kryesor i Amerikës në 20-30 vitet e ardhshme, pra Kina, kurse në Ukraine duhet ta bëj një marrëveshje me Rusine, që Rusia ta marrë pjesën e saj të Ukrainës. Vance mendon që Amerika duhet ta frenojë Rusine në avancimin e saj në Evropen Lindore, por duhet t’ia jap një pjesë në Ukrainë.
Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Partia Republikane e ka gjetur një Trump të ri, por shumë më të përgatitur. Mbetet të shihet nëse rizgjedhja e tij në krye të Amerikës do t’i jep fund edhe demokracisë, siç ne e njohim, sipas parashikimeve apokaliptike të liberalëve, apo ndoshta institucionet në Amerikë janë mjaftueshëm të forta për ta mbajtur Trumpin nën fre. Mbetet të shihet nëse Gjykata Supreme do ta mbrojë Amerikën nga Trumpi, ashtu siç e mbrojti Trumpin nga prokuroria.
Zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024 do ta definojnë jo vetëm Amerikën, por gjithë botën.