Tallja me Ibrahim Rugovën në qendër të Podujevës
[Video editoriali: Berat Buzhala]
Pak metra para se të mbërrinte presidentja Osmani, Faton Peci i hoqi syzet e diellit, në mënyrë që kur t'ia zgjaste dorën të parës së shtetit, të shikoheshin sy me sy, e jo përmes syzave. Shoqja e idealit, ajo me të cilën i bashkuan forcat për ta goditur LDK'në mu në zemër, atëherë kur partia ishte në pikën e saj më të ulët, duhet me u respektu, prandaj përshëndetja duhet të jetë dinjitoze.
Donika Gervalla nuk kishte çfarë të hiqte. Ishte pa syze, mirepo për çdo rast e veshi një buzëqeshje në fytyrën e saj. Shihet nga pamjet e kamerave që Donika e kishte një siklet dhe një pasiguri. E dinte që nëse Vjosa do ta injoronte tash, fatkeqësisht, kjo do të jetë lehtë e faktueshme. Dhjetëra kamera e qindra dëshmitarë.
Duket nga surrati që Donika e kishte një shpresë, që ndoshta Vjosa e ka amnistuar, meqë ajo e shkruajti një status kundër meje dhe në favor të Presidentes, kur unë raportova para disa ditëve për Vjosën dhe Prindonin. Mirëpo zemrën e Vjosës nuk e zbuti as buzeqëqeshja me dhëmbët e ri të Donikës.
Donika e gjorë nuk ishte e vetëdijshme, se në zemrën e Vjosës ka hapësira të pafundme për kundërshtarë dhe armiq. Zemra e Vjosës, është pak a shume sikur lista e zezë e Amerikës, nëse një herë hyn aty, nuk ka zot që të nxjerrë.
Këtë e kuptoi Donika në momentin kur Vjosa vendosi aty për aty që Fatmir Sejdiu të jetë zyrtari i fundit me të cilin ajo do t’i shtregonte duart në anën e majtë, duke i lënë Donikën e Fatonin të ngrirë sikur ata krushqit në atë dasmën e legjendave, duke i lënë të ekspozuar para votuesit rugovian, duke ua shndërruar në makth një ngjarje që supozohej të ishte festë.
Fatoni e Donika edhe mund të ngushëlloheshin disi, sikur Fatmir Sejdiu të kishte qenë personi i fundit me të cilin Vjosa i shtrëngoi duart. Jo. Knej, kah ana e djathtë, Vjosa vazhdoi të perqafohej dhe shpërmallohej deri te qytetari i fundit, dikah në trotuare.
Pastaj, ajo krypa në plagën e hapur për dy kryetarët e Guxohit, ishte përqafimi i Vjosës me Doruntina Malokun dhe Ekrem Hysenin e LDK'së. Dukej një perqafim sovjetik. Këso që zgjatë shumë. Isha i bindun që Vjosa e zgjati përqafimin edhe dy tre sekonda përtej normales, veç me e plasë në bark Donikën.
Le të thotë Donika çka të do, mirëpo sytë dhe shikimin që e pamë në fund, kur Vjosa u rehatu më në fund, ata nuk gënjejnë. "The eyes chico, they never lie".
E gjithë kjo drama e Guxohit normalisht që është një stuhi në filxhan, që assesi nuk do t'i tejkalojë përmasat e një grindje bizare që nuk pritet ta rrezikojë stabilitetin politik në vend dhe rajon.
Tash, kur ta mendosh, kjo bëhet edhe më qesharake. Vjosa është prishë me Doniken e Fatonin, sepse Donika me Fatonin ma shumë po e ngojnë Albinin se Vjosen. Jo veç Donika e Fatoni. Komplet Guxohi po e ngon Albinin, e kurrkush Prindonin. Më falni, Vjosën.
Vjosa pas vetës per momentin e ka zyrën e informatave në Presidencë dhe një grusht këshilltarësh.
Me m'pas lexu me kujdes Vjosa, as nuk ish idhnu e as nuk ish befasu me ate se çka i ndodhi ne parti.
Shumë kohë më parë pata thënë, që andrra e çdo këshilltari, çdo ministri e deputeti të saj, është që kur të rritet, me u pranu në Vetëvendosje.
Mu m'ka befasu naiviteti i Vjosës, nëse edhe për një moment ka mendu që ajo dhe Albini janë partnerë në misionin e tyre të shenjtë për shpëtimin e Kosovës, Rajonit dhe Botës.
Pastaj, krejt shfaqja në Podujevë, bëhej edhe ma xigluese, kur i shihje Guxo-hin në luftë civile, a në anën tjetër Babës Albin ia puthshin myhyrin, unazën.
Vjosa është prishë me kuadrot e partisë pse po e ngojnë Albinin, mirëpo vetë, Vjosa njeriut të parë që ia zgjati dorën, ishte Albini.