Studentët që kanë panik të prezantojnë, si t’i menaxhojnë emocionet? - NACIONALE

Studentët që kanë panik të prezantojnë, si t’i menaxhojnë emocionet?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në emisionin TOK në Nacionale, ishte i ftuar Lulzim Bucolli, ku me gazetaren Donika Gashi folën për ankthin që disa persona e ndjejnë përpara një fjalimi publik.

Por, ka edhe studentë që kanë shumë emocione para prezantimeve të tyre në fakultet. Bucolli jep disa këshilla.

“Zakonisht është mirë me mbledh shoqërinë 2-3 vetë. Më miër është pak më shumë. Janë disa teknika që duhet me i apliku, hin në youtube “qysh me përballu me frikën ndaj publikut”, i provon disa teknika. Po merre shoqërinë edhe përsërite para tyre. Edhe përsërite, duhësh me njoftë tekstin që ki me thënë”.

Ai kujton se kur ka qenë në shkollë fillore ka pasur shumë frikë ë të recitoj para klasës.

“Për mua shumë e rëndësishme është që në shkolla ta përdorin mendimin kritik. Me ditë çka po thu edhe pse po e thua, e me ditë me mbrojtë. Po tash ka metoda të reja, ku nxënësit bëjnë debate, e kur e argumenton një temë qajo të ndihmon me mësu fjalimet publike”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme