Pse kemi frikë të flasim në publik? - NACIONALE

Pse kemi frikë të flasim në publik?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të flasësh në publik është art, t’i bësh të tjerësh të të dëgjojnë është aftësi. Në emisionin TOK në Naionale, kësaj here ishte i ftuar Lulzim Bucollin, ku u fol për ankthin që disa persona e ndjenjë përpara një fjalimi publik.

“Unë e kam vërejtë që kur punoj me njerëz, secili e ka një mënyrë pak më ndryshe. Mundemi me punu për me heq atë frikën para fjalimeve publike. Po varët shumë prej nga i ka ardhë trauma më herët. Sistemi i edukimit e din qysh ka qenë, të kanë qitë para 30 nxënxësve nuk të kanë pyet, nuk kanë perdorë metoda që me folë para 3-4 vetave, më pas 7 a 82”.

Bucolli thotë se 200 mijë vite përpara, njerëzit i kanë qitë para publikut kur kanë bë gabime.

“Ish dashtë mu arsyetu për gabimin, që komuniteti mos me të largu prej vendit”.

Thuhet se disa persona lindin si tregues të mirë të historisë, ndërsa disa të tjerë thjeshtë nuk e kanë kët aftësi.

“Edhe po edhe jo. Varet gjenetika, nëse familjarët i ke, babin, dajën, gjyshin, nanën edhe kur lind ti zakonisht kombinohet gjenetika e çuditshme. Unë dajët i kam pas super humorista edhe babën e kam shumë trim. Humorista edhe trima, unë nuk jam shumë trim po kam guxim me fol para publikut. Mund të ndodh që me qenë kombinim i gjenetikës, po edhe mësohet pastaj veç se merr pak më shumë kohë”.

VIDEO:

Lajme të ngjashme