“Si dita me natë” – Mjeku kosovar tregon dallimet në kushtet e spitaleve të Gjermanisë dhe të Kosovës
Në emisionin TOK 17, në pjesën e dytë ishte i ftuar edhe mjeku kosovar Floran Sahiti që jeton dhe vepron në Gjermani.
Sahiti foli edhe për dallimin në mes të qenit mjek në Kosovë dhe të qenit mjek në Gjermani.
“Sa i përket se si trajtohen mjekët në Gjermani, profesioni i mjekut në Gjermani dhe profesioni i avokatit janë një ndër profesionet më fisnike që ka populli Gjerman. Trajtimi në Kosovë, unë kam pas rastin si mjek në stazh dhe një muaj në emergjencë në Gjilan, mjeku vlerësohet po nuk mund të bëhet dallimi. Kjo për shkak të rëndësisë së profesionit, punës që bëhet dhe rolit të mjekut në shoqëri. Në Gjermani nëse dikujt i thua jam mjek edhe nëse je i huaj, ki shumë respekt. Dallimet fillojnë prej studimeve, gjatë punës së mjek. Ka dallime në sistemin shëndetësor gjerman dhe kosovar”.
Ai theksoi se dallimet me kushte janë si dita me natën.
“Në Gjermani, profesionalizmi, eksperienca, ekspertiza janë çështje kryesore që ish dashtë me qenë edhe në Kosovë. Për shkak se brenga kryesore e një mjeku është pacienti. Në Kosovë ka shumë probleme të tjera, që nuk e lënë një mjek ta ketë brengën kryesore pacientin”.
Në TOK 17, Sahiti thotë se në planet afatgjate e sheh veten duke punuar në Kosovë.
“Duhet shumë kohë deri sa të arrihet profesionalizmi i duhur.. Idea për me u kthy në Kosovë është aty dhe shpresoj që në të ardhmen do të realizohet. Kosova ka shumë vend për përmisim”.
