Mjeku kosovar që punon në Gjermani: Pse u largova nga Kosova? - NACIONALE

Mjeku kosovar që punon në Gjermani: Pse u largova nga Kosova?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

6 vite studim e rreth 100 mijë euro shpenzime për tu bërë mjek. Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, rreth 180 mjek janë larguar nga Kosova vetëm gjatë vitit të kaluar.

Në emisionin TOK 17, kësaj radhe ishte e ftuar mjekja Jehona Krasniqi Zhuti, ku u fol për largimin e mjekëve nga vendi ynë si dhe arsyen. Në pjesën e dytë të emisionit ishte i ftuar mjeku kosovar, Floran Sahiti i cili tani më jeton dhe vepron në Gjermani.

Në Tok, ai tregoi se pse ka vendosur të largohet nga Kosova, e që tani ka mbi 5 vite që është në shtetin gjerman.

“Dy muaj pas përfundimit të stazhit, kam ardhë në Gjermani si student i doktoratës. Tash janë 5 vite e gjysëm që jetoj dhe veproj këtu...Gjatë 3-4 vitet e para në Gjermani, kam bërë studimet e doktoratës në fushën e ultrazërit të zemrës. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që unë si mjek i ri, si hulumtues i ri me ardhë këtu në Gjermani”.

Ai tregoi se në spitalin ku punon, janë edhe dy mjek shqiptar, njëra mjeke nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lajme të ngjashme