Shteti ia vë shiritat pompës me qira 500 euro, pronari me akuza ndaj ministrit Peci
Sot Policia e Kosovës i ka vendosur shiritat një pompe të njohur në rrugën në Fushë Kosovë. Në këtë lokal, sot gjatë ditës janë parë forca të shumta policore, të cilat e ekzekutuan urdhrin për vendosjen e shiritave, që u nxor nga Ministria e Bujqësisë.
Këtë kompani muaj më parë ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e kishte quajtur “uzurpatore”.
Në një prononcim për Nacionalen, pronari i kësaj kompanie derivatesh e mohoi se është “uzurpator”, duke shtuar se ai ishte qiraxhi.
Ndërsa qiraja, sipas vetë pronarit, ishte 500 euro në muajt.