Shlyerja e emrave të dëshmorëve nga memoriali në Istog — Fikret Shatri: Vëllau im dëshmor kurrë nuk do të përzihet me civilët e vrarë
Fikret Shatri – vëlla dëshmori – ka shlyer emrin e vëllait të tij nga memoriali i dëshmorëve në Istog si shenjë proteste.
Kjo sepse, sipas tij, aty janë skalitur emra të civilëve të vrarë, e më pas janë shpallur dëshmorë.
Më 24 qershor, Shatrit ju ndalua "puna" për shlyerjen e emrave nga Policia e Kosovës, por sot për Nacionalen tha se përzierjen e civilëve me dëshmorë nuk do ta lejojë kurrë.