Rritet paga minimale në Kosovë - Sa është paga minimale në Shqipëri e vendet tjera?
Nga sot e tutje paga minimale në Kosovë do të jetë 350 euro.
Paga mimimale prej 350 eurove do të thotë që askush nga punëtorët në Kosovë nuk mund të paguhet më pak se vlera që është përcaktuar, pra jo më pak se 350 euro.
Një punëtor tani e tutje mund të negociojë për pagë vetëm mbi 350 euro e jo më pak.
Fillimisht Qeveria e Kosovës kishte propozuar që paga minimale të bëhet 264 euro.
Nga partia në pushtet kanë filluar mburrjet se Qeveria ka rritur dy herë pagën minimale.
Mirëpo në realitet, paga prej 264 euro nuk ka arritur të prodhojë efekt në ekonomi, pasi disa ditë më parë është publikuar në Gazetën Zyrtare e tash veçse është rritur.
Ndërkohë, tash edhe Kosova është afruar me shtetet e rajonin sa i përket pagës minimale.
Për të kuptuar më shumë, shikojeni videon më poshtë: