Rrahja e 13-vjeçares në Gjilan, tri nga të dyshuarat nën hetime – për njërën kërkohet arrest shtëpiak - NACIONALE

Rrahja e 13-vjeçares në Gjilan, tri nga të dyshuarat nën hetime – për njërën kërkohet arrest shtëpiak

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Është kërkuar masa e arrestit shtëpiak për njërën nga vajzat e përfshira në rastin e dhunës fizike ndaj një 13-vjeçareje në Gjilan, ngjarje kjo që ndodhi më 4 gusht 2025 dhe u raportua ekskluzivisht nga Gazeta Nacionale.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për gazetën se nga pesë të dyshuarat, tri janë mbi moshën 14-vjeçare dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë penale. Për to është ngritur kallëzim penal, ndërsa dy të dyshuarat tjera janë nën moshën e përgjegjësisë penale dhe rasti i tyre është trajtuar nga Qendra për Punë Sociale në Gjilan.

Nga Prokuroria gjithashtu kanë thënë se pasi që në rast janë të përfshirë persona të mitur dhe procedura është ende në zhvillim, rezervojmë të drejtën të mos japim informata më të detajuara për momentin.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik për shkak të natyrës së rëndë të dhunës së ushtruar, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë premtuar hetim të plotë dhe trajtim të duhur ligjor për të gjitha të përfshirat.

Lajme të ngjashme