Rasti Banjska: Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë - NACIONALE

Rasti Banjska: Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së dëshmisë

1 vit më parë

nga Eriola Cacaj

Me kërkesë të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Naim Abazi, është mbyllur për publikun dhe mediat seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.

Para trupit gjykues, prokurori Abazi kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke theksuar ndjeshmërinë e lartë të dëshmisë që do të jepet.

“Propozoj që seanca të jetë e mbyllur për publikun, për shkak se dëshmia e këtij dëshmitari është e ndjeshme, pasi përfshin informata që lidhen me çështje të sigurisë kombëtare, struktura paralele të organizuara dhe veprimtarinë e tyre ilegale në veri të vendit." - deklaroi ndër të tjera prokurori i çështjes.

Pas një konsultimi të shkurtër, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, e pranoi kërkesën dhe mori vendim që seanca të mbyllet për publikun dhe mediat.

Lajme të ngjashme