Qytetari rrëfen për Nacionalen se si u dënua me dy gjoba në vlerë një mijë euro nga Policia e Kosovës
Këtë rrugë po e bënte më të enjten, më 30 tetor.
I shqetësuar nga dhimbjet e dhëmbit, Bedri Vallasaliu, po ngutej për të arritur në ordinancë.
Kjo, sipas tij, kishte bërë që të mos i dëgjonte as thirrjet e disa zyrtarëve policorë.
Pavarësisht se thotë që nuk ka bërë asnjë shkelje, Bedri Vallasaliu u dënua me dy gjoba në vlerë 1 mijë euro.
Për gazetën Nacionale, Vllasaliu ka treguar si ndodhi ngjarja.
Policia i kishte shqiptuar dy dënime, njërin për mospërfillje 500 euro, ndërsa tjetrin për një fjalë fyese në vlerë gjithashtu 500 euro.
Vllasaliu bëri të ditur se ka paraqitur ankesë në Policinë e Kosovës, gjithashtu do të parashtroj ankesë edhe më Inspektoratin e Policisë së Kosovës.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë pranuar ankesën e tij, dhe se janë në shqyrtim.