Qytetarët komentojnë veturën luksoze që i’u dhurua hoxhës në Prizren: Kalin falë edhe pa shalë duhet me marrë… po ndërgjegjia
Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami e kishte organiziuar një iftar i cili për të doli të jetë mjaft surprizues për të. Pasi xhemati i tij i’a bënë dhuratë një veturë luksoze. Kjo për nderë të ditëlindjes e pensionimit të tij.
Në videon që po qarkullon në internet, teksa po e “zbulonin” veturën, nën atmosferën e fishekzjarreve shihen shumë burra si dhe myftiu Naim Tërnava. Ky i fundit i ndihmon hoxhës që t’ia largoj edhe mbulojën e veturës.
Vetura e tipit Mercedes, u komentua mjaft shumë edhe nga qytetarët në rrjete sociale. E për disa, hoxha meriton më shumë se kaq.
Nacionale i pyeti edhe qytetarët e Prishtinës lidhur për dhuratën që i’u bë hoxhë Mazllumit.
“Kujt i jepet dhurata është e mirëseardhur. Pse mos me pranu, edhe mua me më dhënë dikush dhuratë e pranoj”, tha një qytetar.
“Unë po mendoj që nuk është mirë. Ato pare, ma mirë që e ka gjendjen e ligë me pas ja ndihmu. Kish bë sevapë... e tashti hoxha u gëzu”, tha një tjetër.
Dikujt kjo dhuratë i’u duk e çuditshme.
“E çuditshme është. Për bamirësi ish dashtë, a i qohët hoxhës në xhami ai kerr bre. E shplojshin aty bëjshin filma.”
Ndiqni videon:
Lidhur me veturën e hoxhës, përmes një stautsi në facebook ka reaguar edhe gazetari Valon Syla ku ka pyetur se “a janë hoxhallarë këta, apo njerëz të showbizit?”.
Ndër të tjerash ai shkroi se si Tërnava kishte qenë gjithmonë “marakli i kerreve” duke treguar një histori me të.
Më pas ai e bëri edhe një status tjetër, ku hoxhën Mazllam Mazllami e quajti Mulla Mercedesi.
“Mazllem Mazllemi ose 'Mulla Mercedesi' që po merr dhurata nga 'xhemati' dhe po ja shpalos Kryemyftiu Tërrnava, Mercedesa findak mbi 100 mijë euro, tashmë i pensionuar... ka qenë i akuzuar për nxitje për t’ju bashkuar luftës në Siri, permes ligjëratave të ndryshme në hapësira fetare”.