Qytetarët komentojnë draft-statutin e Edi Ramës: Nuk ka çka mu përzi - NACIONALE

Qytetarët komentojnë draft-statutin e Edi Ramës: Nuk ka çka mu përzi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgatitur draft-statutin për Asociacionin, të cilin ia ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës, gjatë ditës së djeshme. Ai në një konferencë për shtyp, sot tha se ai draft është punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh.

E disa qytetarë të Prishtinës folën për Nacionalen lidhur lëvizjen e Ramës, e që disa prej tyre e konsideruan të panevojshme.

“Edi Rma duhet të konsultohet me neve së pari. Po rrijnë pak si larg mes vete”.

Dikush tha se ne e kemi kryeministrin tonë, “as Rama nuk ka drejtë me u përzi”.

Bile një qytetar tha Edi Rama i ka intereat e veta personale, e nuk i’a do të mirën vendit tonë. Gjithashtu theksoi se se Kosova nuk ka nevojë as për Amerikën.

“Edi Rama nuk na do të mirën, ai më shumë pro-grek. Nëse ka nevojë edhe Amerika mundet me u shpërngul prej këtu..”

E dikush tha se “Albinin e ka zemër” e se edhe Kryeministri i Shqipërisë duhet të kontribuoj për Kosovën.

VIDEO:

Lajme të ngjashme