Qytetarët flasin për kandidimin e një anëtari të familjes Jashari për president - NACIONALE

Qytetarët flasin për kandidimin e një anëtari të familjes Jashari për president

2 javë më parë

nga Eriola Cacaj

Në opinionin publik është bërë e qartë se një anëtar i familjes Jashari mund të jetë kandidat për president.

Tre janë emrat nga familja Jashari që po diskutohen për këtë pozitë: Murat Jashari, Bekim Jashari dhe Bashkim Jashari.

Disa qytetarë nga sheshi i Prishtinës kanë ndarë mendimet e tyre me Gazetën Nacionale, duke thënë se kjo zgjidhje do të ishte e mirë. Ka pasur edhe të tjerë që kanë deklaruar se nga Familja Jashari nuk janë duke pranuar.

Po ashtu, disa kanë shprehur mendimin se familja Jashari nuk duhet të përfshihet në politikë.

Qytetarët gjithashtu kanë komentuar edhe punën e Presidentes, Vjosa Osmani, gjatë pesë viteve të mandatit të saj.

Lajme të ngjashme