Qysh iku për të nëntën herë Faton Hajrizi nga burgu? Përdori çarçafët e shtratit, u lajmërua në tik-tok pas arratisjes
Më 6 korrik, nga Shërbimi Korrektues u bë e ditur se një i burgosur ka ikur nga burgu i Smrekonicës.
Personi që ka ikur tashmë është i njohur për të gjithë, pra bëhet fjalë për Faton Hajrizin.
Për Faton Hajrizin, kjo nuk është ikja e parë nga burgu. Kjo është hera e nëntë me radhë që ai ka ikur nga burgjet e Kosovës. Tashmë Hajrizi është në kërkim të Policisë së Kosovës.