“Qe 4 vjet s’din as me majtë lapsin”: Veterani i UÇK-së pretendon që në shkollë nuk po ia këqyrin djalin me nevoja të veçanta
“Që 4 vjet, as nuk di me mbajtë lapsin, as nuk di me shkru”, ishin fjalët e prindit, Jeton Jahjaga nga Cermjani i Gjakovës, i cili po ankohet se në shkollën ku po vijon mësimin fëmija i tij me nevoja te veçanta nuk po trajtohet si duhet.
Këtë gjë e ka mohuar edhe edukatorja edhe drejtori i kësaj shkolle, duke thënë se fëmiaj në fjalë është më i “priviligjuar”, se të gjithë fëmijët e tjerë, shkruan gazeta Nacionale.
Ekipi i Nacionales dje ka qëndruar tek shkolla “Ali Hasi”, për të kuptuar më shumë lidhur më rastin: