Punoi 31 vjet mësuese, por u largua dhunshëm nga shkolla porsa vendosi shaminë - NACIONALE

Punoi 31 vjet mësuese, por u largua dhunshëm nga shkolla porsa vendosi shaminë

3 vjet më parë

nga Festim Gërguri

Për shkak të shamisë, Remzie Lezi, nuk po mund ta ushtrojë profesionin e saj si mësuese në Suharekë.

Sipas avokatit të saj, mësuesja Lezi, është larguar nga shkolla pasi ndaj saj është ushtruar dhunë psikike e ndoshta edhe fizike.

Kjo sepse mësuesja vendosi ta vendosë mbulesën fetare islame e njohur si hixhab.

“Ajo punon që 31 vjet në institucionin e njëjtë, në shkollën fillore në Reshtan të Suharekës. Nuk ka pasur asnjë vërejtje më të voglën disiplinore ndër këto vite, ka qenë shembullore dhe për një moment ajo të diskriminohet dhe të trajtohet në këtë mënyrë, madje edhe nga disa prej kolektivit, edhe nga drejtori... kjo është e papranueshme” – ka thënë avokati i Lezit.

Gjithashtu, avokati njoftoi se Lezi më herët nuk ka pasur mbulesë.

“Jo, tash është mbuluar” – shtoi avokati i Lezit.

Këshilli Drejtues i Shkollës në mënyrë unanime ka vendosur që zonjës Lezi të mos i lejohet ta ushtrojë profesionin si mësuese.

Në anën tjetër, edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar lidhur me rastin.

Muharremaj tha se momentalisht gjendet jashtë vendit, por kur të kthehet, vetë do të merret me çështjen e mësueses Lezi.

Lajme të ngjashme