Punëtorja e UBO-së, mbesa e pronarit të UBO-së, është shpërblyer nga regjimi i Kurtit me tenderë të ndryshëm - NACIONALE

Punëtorja e UBO-së, mbesa e pronarit të UBO-së, është shpërblyer nga regjimi i Kurtit me tenderë të ndryshëm

1 vit më parë

nga Berat Buzhala

Berat Buzhala

“UBO, subo sytë i çela”.

UBO është një kompani vendore që merret me matje të opinionit publik tash e sa kohë.

E para, UBO ka bërë huqje të mëdha në të kaluaren. Ubo ka bërë huqje të mëdha edhe kur nuk ka pasur konflikt interesi ose kur nuk ka qenë e korruptuar.

Bie fjala: Në Shqipëri kanë deklaruar me një ExitPoll që në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialiste e Edi Ramës do t’i fitojë 64 mandate – i ka fituar 74. Pra, ia ka huqur për 10 mandate.

Në Kosovë gjithashtu, jo në zgjedhjet e pasluftës, në këto të fundit lokale, kanë bërë huqje masive. E kanë huqë Kryeqytetin. Thotë njëri me e huqë Klinën a Kaçanikun, e kanë huqë kryeqytetin.

Kanë thënë që Arben Vitia fiton në raudin e parë pa balotash. Kjo presupozon që do t’i fitojë 50+ për qind. Arben Vitia i ka fituar 40 për qind – 10 për qind ia kanë huqur.

Kanë thënë që në vend të dytë është Urani, ka dalë Përparimi.

Pas huqjes së parë, e kanë huqë edhe ExitPoll-in e balotazhit; e kanë nxjerr fitues Arben Vitinë, e jo Përparim Ramën. Sipas UBO-s, ende kryetar është Arben Vitia.

Të njëjtën huqje e kanë bërë edhe në Prizren. Sipas UBO-s, kryetar i Prizrenit është Mytaheri, jo e keni harru, mirëpo është Mytaheri.

Pse UBO ka bërë kësi huqjesh. A nuk janë profesional? A ka diçka tjetër? Unë mendoj që dyjat; edhe ka diçka tjetër, edhe nuk janë profesional.

Ama, për mua, më brengosës është korrupsioni ose konflikti i pastër i interesit.

Pasiqë Vetëvendosja e ka marrë pushtetin në vitin 2021 – Vetëvendosje kanë bërë cdoherë sondazhe me UBO-n – në shkurt të vitit 2021, një pjestëtarë e kësaj kompanie që e ka emrin Leona Gjakova, që vazhdon me qenë pjesë e UBO-s, e ka themelu edhe një kompani tjetër që e ka emrin PR. Me të cilën kompani ka konkorru dhe fitu në tendera të ndryshëm shtetëror.

Me fitu tendera shtetëror nën regjimin e VV-së, nëse nuk jë i Vetëvendosjes, është e ndaluar me ligj. S’është me ligj, por është e ndaluar. Gjejeni një që ka fituar një tender që i takon nomenklaturës së regjimit të vjetër.

Pra, në ata tendera ku ka fitu PR-i i Leona Gjakovës, e që përveç që është ende pjesë e UBO-s, është edhe mbesa e shefit të UBO-s.

Pra, këta tendera që kjo i ka fitu, do të duhej t’i fitonte vëllai i Luan Dalipit, kompania e Luan Dalipit. Pra, Vetëvendosja ka bërë qasi sakrifice sa ia ka hequr vetës disa tendera me ia dhënë Leones.

VIDEO E PLOTË:

Lajme të ngjashme