Pse nuk ngjalli emocione Flamuri i Kosovës kur u shpalos për herë të parë ? - NACIONALE

Pse nuk ngjalli emocione Flamuri i Kosovës kur u shpalos për herë të parë ?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deri në momentin e shpalosjes së Flamurit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, qytetarët e as gazetarët nuk i’a kishin idenë për të. Në emisionin TOK në Naiconale Blerta Dalloshi dhe Idro Seferi folën për momentin kur Kosova u shpall shtet i pavarur, përjetimin e emocionet e atij momenti.

Ndër të tjerash folën edhe për Flamurin e Kosovës, për të cilin thanë se nuk e kishin parë më përpara. Sidoqoftë, edhe kur e panë nuk kishte ngjallur emocione ta.

“E prezentuan ky është Flamuri I Kosovës. Të them të drejtën jo që më ka lënë përshtypje. Sigurisht ne e kishim flamurin kombëtar kuq e zi, e pastaj kaltër e bardhë diqysh nuk e di”, u shpreh Dalloshi.

Por, më vonë flamur kishte filluar ti pëlqente.

“Ka qenë ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Haitit ndeshja e pare miqësore, atëherë kur e kam pa veten tu u mundu me u vesh si Flamuri I Kosovës”.

Edhe Idro Seferi tha se nuk ka pasur ndojnë ndjenjë të veçantë për flamurin kosovar, pasi ndjenjat e tij kanë qenë të përziera, po përfundonte një dhimbje e madhe e popullit kosovar.

“Nuk e kam pas ndonjë ndjenjë të veçantë për flamurin. Sa e kam pasë një ndjenjë besoj që shumica e njerëzve, janë disa emocione që nuk të larhohen kurrë. Pavarësisht që unë jetoj në Serbi edhe mundohem me respect më të madh me komuniku me njerëz edhe mendoj që duhet me ndodh njëfar pajtimi I rëndësishëm substancial me shumë dëshirë me serb. Atë ditë besoj që shumica e neve që e kemi mbajt në mend luftën, vitet 90-ta, I kam pasë ndjenjat e përziera.Ndoshta ka qenë kështu një gëzim për përfundimin e një dhimbje shumë të madhe që ka kaluar ky popull”.

Lajme të ngjashme