Çka i thanë kolegët serbë gazetarit kosovar Idro Seferi, ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur? - NACIONALE

Çka i thanë kolegët serbë gazetarit kosovar Idro Seferi, ditën kur Kosova u shpall shtet i pavarur?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shpallja e Kosovës si shtet të pavarur, po pritej me padurim nga gjithkush. E ky moment u jetësua pikërisht më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në një mbledhje të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Zakonisht, gazetarët kur raportojnë karakterizohen me një lloj “ftohtësie”, kjo për shkak të korrektësisë. Por, ndryshe ka qenë edhe për ta kur po raportonin se Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

Në emisionin TOK në Naiconale, që drejtohet nga gazetarja Donika Gashi ishin të ftuar ishin dy gazetarë, Blerta Dalloshi dhe Idro Seferi të cilët folën për përjetimin e emocionet e atij momenti.

Idro Seferi në 17 shkurt 2008 ishte në Beograd, nga aty raportonte për gjendjen në kryeqytetin serb.

"Ajo çka e ka karakterizu Beogradin ato ditë ka qenë, dy herë djegie absolute. Dyqanet janë thy, vjedhje, ka pasur përleshje me policinë edhe vetë fakti me qëndru nëpër rrugë. Ka pasur mjaft gazetarë të huaj që janë lënduar, gazetarë vendorë etj. Kështu ka qenë pak a shumë atmosfera".

Ndër të tjerash, ai foli për dëshirën e që pati në ato momente kur po festohej në Kosovë, ndërsa në Serbi ishte një realitet tjetër me rreziqe.

Në raportimin e parë ai u pyet "Çfarë do të thotë kjo për serbët".

"Kam thënë që kjo është një ditë zie për sebët në aspektin politik. Mënyra qysh e kanë prit nuk ndodhi", ishte përgjigja e tij.

E gazetarët serb me të cilën punonte, Seferi tha se e uruan e i thanë “ti sot po fiton shtet”.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lajme të ngjashme