Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kërkojmë arrestimin e të tjerëve përmes Interpolit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paralajmëruar vazhdimin e hetimeve dhe përpjekjeve për arrestimin e të gjithë të përfshirëve në sulmin në Banjskë, duke theksuar se aktgjykimi i shpallur është vetëm një pjesë e procesit.
Prokurori i rastit, Naim Abazi, pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, tha se vendimi ishte i pritshëm pas një pune të gjatë të institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.