Prag lufte: Greqia ia ngreh këmbën e para, Erdogani kërcënon pasi grekët sulmuan anijen turke
Një breshëri plumbash nga një anije e Greqisë drejt një anijeje mallrash e Turqisë, solli dy vendet përsëri në prag të konfliktit.
Fatmirësisht, njerëz të vrarë apo të lënduar nuk pati. Por, kërcënimet ndaj njëra-tjetrës filluan menjëherë.
Ishe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, që kërcënoi komshinjtë duke e përmendur Betejën e Izmirit të para një shekulli.
“Shikojeni mirë historinë. Nëse e kaloni kufirin, do të paguani çmim të lartë. Mos e harroni Izmirin. Do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme dhe do të zbarkojmë [në ishujt grekë] një natë papritur” – tha ERdogan.
Me “Izmirin”, Erdogani kujtoi betejën e fituar kundër grekëve, që i dha fund luftës turko-greke më 1922.
Fjalët e presidentit turk, u morën si kërcënim nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Deklaratat e presidentit turk janë të papranueshme. Janë jashtëzakonisht problematike. Turqia po provokon tensione dhe po e portretizon Greqinë si një agresor. Askush nuk beson se ishujt grekë janë kërcënim për Turqinë” – shtoi Mitsotakis.
Sipas Greqisë, sulmi me armë erdhi pasi anija turke kishte hyrë në ujërat greke.
Kjo u mohua nga Turqia që tha se anija turke me mallra po lundronte në ujëra ndërkombëtare.
Turqia dhe Greqia – shtete anëtare të NATO-s, kanë qenë tri herë në prag të luftës gjatë 50 vjetëve të fundit.
Vendet kanë mosmarrëveshje për disa ishuj në Egje, Qipron, kufijtë detarë, naftën në det dhe të drejtat e minoriteteve.
Erdogan javën e kaluar ishte në Sarajevë lëshoi një tjetër kërcënim të paqes, ngjashëm si kjo kundër Greqisë.
“Ajo për të cilën po flas nuk është një ëndërr. Kur të vijë koha, do të vijmë papritur gjatë natës” – ishte shprehur Erdogan.
Greqia dhe Turqia u anëtarësuan në NATO bashkë në vitin 1952.