Politika jonë e sotme, mentalitet i kafeve e provincave
Ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla, njoftoi se në pronën e Nemanja Radivojeviq ‘Gandi’, janë gjetur municion, pajisje ushtarake, dhe veshje kamuflazhi. Ky person është i dyshuari kryesor për shpërthimin e bombës që mori jetën e heroit Afrim Bunjaku.
A ju ra ndër mend pas dy vitesh, ta kontrollonin oborrin e këtij Gandit, a në ndërkohë, kur ju keni thënë se e keni shtri kontrollin në veri të vendit, serbët paskan futë municion dhe paskan vendosë këtë ta bëjnë saktësisht në oborrin e të dyshuarit kryesor.
Qysh është e mundur, që pas dy vitesh, iu ra ndër mend, të thoni, a shkojmë e kontrollojmë oborrin e atij personi që e ka vra Afrim Bunjakun?
Unë jam i bindur, që ky establishment politik, do të gjejnë armatim nëpër veri edhe pas dhjetë vitesh, në mënyrë që të qëndrojnë në pushtet dhe të minimizojnë zërat që duan shkolla më të mira, ekonomi më të mirë.
Presidentja në anën tjetër, figurativisht po e them, po do të shkyhet vegësh. Në njërën anë, po bëhet si Xhelali e Albini e me njërën dorë kishe unë me amerikanë. Ajo kish folë me një burokrat të ShBA-së dhe e bëri një postim duke tregu se çka i ka thënë kjo atij. Jo motër, na trego se çka të ka thënë ai ty.
Të vetmet institucione që edhe më tutje janë edhe legale edhe legjitime, që kanë komunikim normal me bashkësinë ndërkombëtare, është Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria Speciale.
Qysh është e mundur që kemi rënë kaq poshtë si shoqëri? Qysh është e mundur që Serbia në vitet 90-të ka pasë aleatë, përkundër faktit që Millosheviqi s’lente gjë pa bë, ka pasë superfuqi aleate Serbia, e ne, kemi pasë shkolla në bodrume dhe ia dolëm t’i nxjerrim këmbët prej ferrit dhe të bëhemi shtet. Qysh është e mundur?
Pse atëherë ditëm ta tejkalonim këtë situatë duke mos lyp probleme brenda një zgjidhje. Pra kur jemi futë ne Rambuje ose edhe para saj, klasa politike në atë kohë, nuk ka ikë, ka shku pa paragjykime.
Në vitin 2025, ku kishe i kemi në krye të shtetit njerëzit e mençur, politika shtetërore po bëhet me mentalitetin e kafeve të provincave, të katundeve, ku ulen nja gjashtë burra, me një gullash përpara, me një birrë a ku e di cka dreqin dhe përtypin stereotipin si bagëtia.
Ditari i plotë i Buzhalës: