Polici që dyshohet se u rrah nga vëllezërit Lushtaku e drama familjare e Naimit që privoi nga jeta djalin e tij: Krejt çka ndodhi në gjykata gjatë javës - NACIONALE

Polici që dyshohet se u rrah nga vëllezërit Lushtaku e drama familjare e Naimit që privoi nga jeta djalin e tij: Krejt çka ndodhi në gjykata gjatë javës

2 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

"M'ka mëshu n'kry, s'kam ditë sen”- fillon rrëfimi i Enver Berishës, zyrtar policorë i cili më 22 korrik të vitit 2022, pak para mesnatës ndal Arbër Lushtakun djalin e Nuredin Lushtakut, ish-nënkryetar i Skenderajt. I thotë kolegut të tij Mërgim Geci t’a dënoj për mos vënie të rripit të sigurisë. Meqenëse Enveri s’kiste tiketa me vete, kishte kërkuar me telefon nga kolegët t’ia sillnin aty. Po, në atë kohë, Arbëri e thërret babain Nuredin Lushtaku, së bashku me dy vëllezërit e tij, Faton e Arif Lushtaku.

Çka nodhi kur Lushtakët erdhën në vend ngjarje, dëgjojeni tregon Enveri, në foltoren e gjykatës. E Lushtakët para Gjykatës thanë se ndihen të pa fajshëm.

Sipas Aktakuzës ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit më 2 korrik 2022 rreth orës 23:45 minuta, në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Fadil Rrustemi” së bashku kanë sulmuar personin zyrtar, që ka qenë në kryerje të detyrave zyrtare, dhe atë policët Enver Berisha dhe Mërgim Geci.

Sipas kërkesës fillimisht policët kanë ndalë në komunikacion djalin e të dyshuarin Nuredin Lushtaku, dëshmitarin Arbër Lushtakun të cilit i kanë shqiptuar një tiketë për shkak të mosvënies së rripit të sigurisë.

Polici Berisha kishte kërkuar me telefon nga kolegët e tij që t’i sillnin tiketa, meqë i njëjti nuk i kishte pasur në posedim.

Pas kësaj, sipas kërkesës dëshmitari e ka thirr në telefon prindin e tij Nuredin Lushtaku i cili kishte shkuar menjëherë së bashku me dy vëllezërit e tij Faton e Arif Lushtaku, ku kanë filluar të fjalosen me policët Enver Berisha dhe Mërgim Geci.

Naim Smajli

“Edhe perëndia e di që as shuplakë nuk i kam ra atij”, fillon një tjetër rrëfim në gjykatë. Kësaj here Naim Smajli, po rrefehet para trupit gjykuës, për akuzën, se e vrau djalin e tij. Smajli dyshohet se e vrau djalin për çështje pronësore.

Dëshmia e tij u përcoll me emocione të forta. Disa herë trupi gjykues detyrohej të priste derisa Naimi ta rimerte veten.

Vrasja për prone në Sudovinë

Edhe një vrasje tjetër për pronë, kishte ndodhur në vitin 2019 në Sudovinë të Vitisë. Pë këtë rast Samet e Fisnik e Besmir Ismajli ishn dënuar me nga 23 vjet burgim. Ky vendim u prish. E rasti është kthyer në pikën zero, në gjykatën e Gjilanit.

Këtë javë ka filluar rigjykimi për këtë rast.

Gazeta Nacionale, në baza ditore përcjellë këto dhe shumë raste të tjera nëpër Gjykatat e Kosovës. Për gjykime të drejta e transparente, si dhe nëse keni interesim të ndiqni hap pas hapi, rastet e sipër-përmendura. Na ndiqni, na shkruani, na kontaktoni.

Lajme të ngjashme