Përplasja e vrasja mes Capave dhe Sekiraqëve, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm
Është mbajtur seanca fillestare ndaj Capave dhe Sekiraqëve në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Fillimisht, palët u dakorduan që aktakuza të konsiderohet e lexuar.
Më pas, i akuzuari Sali Sekiraqa theksoi se kishte disa paqartësi lidhur me aktakuzën, të cilat iu sqaruan nga prokurori i rastit, Bashkim Zeqaj.
Gjatë seancës, të akuzuarit u deklaruan lidhur me fajësinë, duke u shprehur të pafajshëm.