“Pas lidhjes me Adelina Ismailin ia shtoi presionin”, ish-polici dhe shoku i Triumf Rizës dëshmon prej ShBA-ve kundër Sekiraqës - NACIONALE

“Pas lidhjes me Adelina Ismailin ia shtoi presionin”, ish-polici dhe shoku i Triumf Rizës dëshmon prej ShBA-ve kundër Sekiraqës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Para trupit gjykues në Gjyatën Themelore në Prishtinë dëshmi në rastin kundër Enver Sekiraqës ka dhënë ish-polici e shoku i të vrarit Triumf Riza. Selmanaj dëshminë e ka dhënë me video-lidhje, meqenëse ai ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes video-lidhjes ai ka thënë se Triumf Riza ka pasur presion nga Enver Sekiraqa. Sipas tij presioni u rrit më shuë nga Sekiraqa pas lidhjes së Triumfit me këngëtarën e njohur Adelina Ismajli.

Gjykimi ndaj Enver Sekiraqës po shkon drejt fundit. Ndoshta edhe kjo është aryseja pse në këtë seancë u vërejt tension e nervoz e shtuar.

Aty pati përplasje edhe ndërmjet avokatës së Sekiraqës Kosovare Kelmendi, me babain e Triumf Rizës. Kelmendi kërkonte që babai i Triumf Rizës të “ndëshkohet” nga Gjykata, pasi sipas saj po e tepron me sjelljet e tij.

Ndryshe, Sekiraqa në këtë rast akuzohet së shtyu drejt vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

Video:

Çka thuhet në aktakuzë?

Në aktakuzë thuhet se më 30 gusht 2007 në Prishtinë, Enver Sekiraqa ka nxitur Arben Berishën që të privonte nga jeta Triumf Rizën, i cili shërbente si zyrtar policor më Shërbimin Policor të Kosovës.

Berisha, në akuzë thuhet privimin nga jeta të Rizës e ka bërë në bashkëkryerje me Rrahim Abdullahun, Ilir Abdullahun dhe me Fitim Avdiun.

Sipas aktit akuzues katër të akuzuarit këtë e kanë bërë në mënyrë shumë mizore dhe mashtruese për shkak të një hakmarrjeje të paskrupullt apo ndonjë motiv tjetër.

“Respektivisht hakmarrje personale kundër të përmendurit Triumf Riza” – thuhet në akuzë.

Grupi në fjalë, pra katër të akuzuarit, kanë bashkëpunuar mes vete dhe kanë përcjell lëvizjet e Rizës me qëllim që të ndiqnin rrugët e tij.

Po atë ditë, pra më 30 gusht të vitit 2007, përderisa Enver Sekiraqa, Arben Berisha dhe Rrahim e Ilir Abdullahu ishin në kafenenë “Sekiraqa” në bulevardin Bill Clinton, Fitim Avdiu ndërmjet telefonit të tij i dërgon Ilir Abdullahut mesazh ku shkruan “Komshiu e ka makinën në parkingun e Grandit”.

Ky mesazh, sipas akuzës që është siguruar nga KALLXO.com i referohej viktimës Triumf Riza, banesa e të cilit thuhet se ishte në anën e kundërt të rrugës ku gjendej kafeneja “Sekiraqa”, e i cili në atë kohë gjendej në hotelin “Grand” të Prishtinës.

Me të pranuar këtë SMS, akuza thotë se Arben Berisha, Rrahim Abdullahu dhe Ilir Abdullahu, duke e vozitur makinën e këtij të fundit, që ishte e tipit “Passat”, kanë shkuar në kafenenë “Queens”

Në këtë kafene, Arben Berisha u tha se është futur i armatosur me ‘Glock’ të kalibrit 9×19, përderisa dy të tjerët, pra Rrahim e Ilir Abdullahu vazhdojnë në një kafene tjetër me qëllim që ta prisnin Triumf Rizën.

Riza, tregohet se ka qenë klient i rregullt në kafenenë ‘AM/PM’ e pasi ai del nga aty dhe fillon të ec në drejtim të makinës së tij, e cila ishte në parkingun e vendit të quajtur “Flamurtari në Dardani”, ai qëllohet me armë.

Akuza tregon se Arben Berisha kishte vrapuar pas tij dhe kishte shtënë me 11 plumba pa kurrfarë paralajmërimi apo provokimi.

Tre prej plumbave të shkrepur kishin goditur Triumf Rizën duke e plagosur atë për vdekje.

“Mënyra e vrasjes ka qenë mizore dhe mashtruese pasi që ka qenë e para-planifikuar dhe është ekzekutuar nga një grup kundër një viktime të pambrojtur e që është qëlluar nga prapa” – thuhet në akuzë kundër Enver Sekiraqës.

Akuza tutje thotë se vrasja është organizuar dhe koordinuar nga një numër individësh të cilët ishin anëtar të grupit të ashtuquajtur “Grupi Sekiraqa”, lider i të cilit ishte vet i akuzuari Enver Sekiraqa.

Lajme të ngjashme