Pas 60 vitesh, rikthehet uji në lagjen e Gjilanit, banorët s’përmbahen nga emocionet - NACIONALE

Pas 60 vitesh, rikthehet uji në lagjen e Gjilanit, banorët s’përmbahen nga emocionet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Banorët e rrugës ‘Luan Haradinaj’ në Gjilan, e kanë zgjidhur problemin me ujë, që e kishin qe 60 vjet.

Gazetari Burim Pacolli që kishte raportuar këtë ngjarje në disa kronika, është rikthyer sërish në këtë lagje.

“Tash gjendja është mirë, e kanë lidh ujin qishtu qysh kemi dashtë na. S’po muj me besu që kemi ujë tash, është rregullu me shtypje me krejt. Qe 60 vjet nuk kemi pasë ujë, kanë pasë me lidhë njëfarë gypi gjysmë metre edhe se kanë lidhë”, thotë një banor i kësaj lagje.

“Me m’pas vetë a po do ujë a po do shpi, shpinë s’e kisha dashtë, keni bo mirë sa ni xhami me maru”, thotë një e moshuar.

Lajme të ngjashme