PAMJET: Momentet e fundit para se argjentinasja të bie nga kati i gjashtë, Endrit Nika del para Gjykatës
Endrit Nika, i dyshuar për vrasjen e të dashurës nga Argjentina, ka dalë sot para gjykatës.
Prokurori i rastit, në seancë, shfaqi pamjet nga kamerat e sigurisë.
Sipas pamjeve, i akuzuari dhe e ndjera kanë pasur mosmarrëveshje paraprakisht.
Pasi që të dy dalin nga vetura, hyjnë në hotel, ku më pas shkojnë në katin e gjashtë dhe hyjnë në dhomë.
Pas më shumë se gjysmë ore, nga një kamerë tjetër, është kapur edhe momenti kur argjentinasja bie nga kati i gjashtë.
Pas pesë minutash, i akuzuari Nika shkon në vendin e ngjarjes, ku aty arrijnë Policia e Kosovës, si edhe autoambulanca.
Nga aty, argjentinasja ishte dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku më pas kishte ndërruar jetë.
Para trupit gjykues, sot ka dëshmuar edhe eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu.