PAMJE: Familja me tre fëmijë kalojnë natën në mbikalimin e Prishtinës - NACIONALE

PAMJE: Familja me tre fëmijë kalojnë natën në mbikalimin e Prishtinës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbikalimi afër rrethit të Prishtinës, i njohur gjithashtu si "rrethi me flamur", është shndërruar në një vendstrehim të mjerueshëm për një familje e cila, për shkak të mungesës së mundësisë për të gjetur strehë adekuate, është detyruar të vendoset aty.

Gazetarja e Nacionales, Anita Nikaj, ka vizituar këtë zonë ku shihen rroba dhe gjëra të tjera që vërtetojnë se dikush edhe e kalon natën në atë vend.

Ky mbikalim, i cili ndodhet në kryeqytetin e Prishtinë, për shkak të gjendjes së mjerueshme, si shumica e mbikalimeve në Kosovë, është vështirë shfrytëzueshëm qoftë edhe për ta kaluar rrugën.

Pavarësisht kësaj, mungesa e një strehe adekuate ka detyruar një familje të kërkojë strehim në këtë vend, ku në pamjet e siguruara nga Nacionale shihen grumbuj të mëdhenj mbeturinash.

Familja e vendosur në këtë hapësirë përfshin anëtarë të moshave të ndryshe, duke përfshirë edhe fëmijë.

Në këtë hapësirë jeton një familje e tërë, dhe duket se ka edhe fëmijë të vegjël.

Storia e plotë:

Lajme të ngjashme