Opozita nuk e di as çka don, as çka thotë për veriun. Qe çka duhet me bë - NACIONALE

Opozita nuk e di as çka don, as çka thotë për veriun. Qe çka duhet me bë

2 vjet më parë

nga Berat Buzhala

Video-editorial nga: Berat Buzhala

Unë e kam një problem serioz me opozitën, e qiky është në fakt problemi kryesor pse numrat në sondazhe nuk po ndryshojnë shumë, por po e qesin Albinin dikund prej 40 përqind në 50 përqind.

Sikur gjendja ekonomike dhe politike në vendin tonë t’ish kanë mirë, Albini i kish pas hallall këta numra, ama pasha zotin nuk i ka hallall, sepse gjendja në vend nuk është kurrkah.

Tema kryesore në Republiken tonë në katër vitet e fundit është kanë veriu i vendit dhe Serbia, kurse per kete teme opozita nuk ka pase qendrim. Ne fakt është kanë ma keq se sa mos me pasë qëndrim. Ka pasë qendrim te pakuptueshem.

Qndrimi i opozitës osht kanë ky: Na pajtohmi me çka po bën Albini në veri të vendit, ama s’kena ko*e, se tutemi prej ndërkombëtarëve.

I këtyne përmasave është edhe reagimi i ditëve të fundit i opozitës rreth çështjes së hapjes ose jo të ures mbi lumin Ibër.

I thonë Albinit hape uren masi je tekë, ama mos u prish me amerikanët dhe me evropianët. Bile evropianët veç i shtimë qaty, se kurrë nuk na u kane doke qaq të rëndësishëm.

Masi ta thonë këtë fjalë, ulen e presin çka po bohet.

Nuk jam i sigurtë a ma shumë shpresojnë që ky me e çelë urën, a mos me e çelë, sepse opozita as nuk është shumë e sigurtë, e as nuk ka shumë informacione, se çka kanë me bo ndërkombëtarët.

Për shembull, nëse i thonë qeverisë në mënyrë te preme mos e çel urën se je tuj e rreziku fatin e vendit, se kanë me na qitë sanksione, tuten se nëse Albini e çelë urën, e nuk ndodhin sanksionet, atëherë djegen.

Thellë - thellë opozita tutet kapak mos pahiriiii krejt qikjo çka është tuj e bo Albini është nifar koordinimi me ndërkombëtarët.

Demek, ata bojnë kishe i bërtasin, ky bon kishe nuk i ngon, Serbia idhnohet, veriu integrohet gradualisht.

Deri dikund ka arsye me e pasë mas veshit një mizë që të rrin qaty. Fakt është që Kosova i ka do sanksione, por ato sanksione kishin me kanë çmim simbolik, që ia vlen me e pagu, nëse nime përfundimisht qeveria qendrore arrin me e integru veriun.

Masi të çelet ura, masi të shuhen strukturat paralele, ulesh edhe e gjen një rrugë me amerikanët.

Mirëpo nëse i ki krejt qito dilema në kry, nëse je parti serioze parlamentare, që pret me i fitu zgjedhjet, ti del edhe folë.

Çohesh e jep ni intervistë, a dy, a tri, ku thu: Po e mbeshtesim qeverinë në hapjen e urës. Mandej e vazhdon ma tutje: Na po i shohim reagimet e ambasadorëve, shpresojmë që qeveria i ka bo mirë hesapet. Mandej e vazhdon: Për nje urë nuk ia vlen me u prishë me Amerikën, sepse janë edhe nja dy ura ma poshtë.

Sido qe te jetë, ajo çka presin opozita me ndodhë është që Albini me hy ne listë të zeze, e mandej vullnetarisht me thanë po dal unë prej politikes se qe qysh erdh puna.

Ama kjo s’ka me ndodhë.

Të njojtin qëndrim e kanë pasë edhe për barrikada.

Barrikadat duhet të hjeken, por...

Dinari duhet të hjeket, por...

Zgjedhjet në veri duhet të mbahen, por....

Kryetarët e bllokumë duhet me nejtë në objekte, por....

Postat duhet të mbyllen, por...

Strukturat paralele duhet të shuhen, por....

Zajednica edhe duhet edhe nuk duhet të behet.

Ky qendrim, pa qendrim, i ka ndihmu ma së shumti Albin Kurtit.

Ai thote qe unë po mundohna me nderkombetarët, po ju kallxoj atyne çka po du me bë, mirëpo në momentin që ata nuk po ma japin lejen, ateherë unë po nisna në aksion dhe jam i gatshëm për pasoja.

Sigurisht që kjo qasje është e gabueshme, është populliste dhe nuk na çon larg, mirëpo edhe ni palë zgjedhje t’çon.

Pas 20 viteve koordinim të ngushtë dhe kompromise të dhimbshme, qytetarët janë kanë të prirë dhe të gatshëm pëer nja 4 vjet rrebelim.

Fakt është që koordinimi dhe kompromisi kanë sjellë shumë të mira, e kanë sjelle çlirimin, pavarësinë, njohjet etj, por krejt këto janë të mira të përgjithshme, qe nuk çmohen shumë prej individëve. Individi, gjegjësisht votuesi, ka qenë i prirë me besu që prej këtij koordinimi, prej kompromiseve, ma shumë kane përfitu politikanët, gazetarët dhe shoqëria civile, sesa ata vetë.

Votuesi mendon qe ai është viktimë e do shalltatrampeve në politikë, sepse sikur t’ishim kanë pak ma të vendosun në raport me bashkesinë ndërkombetare, ai ish kanë tuj hangër bukë me lugë të dukatit.

Kurse ai në diasporë është i bindun që, sikur t’ishim tregu veç pak me ma shumë dinjitet, edhe ma tutje Opel Ascona e tij ish kanë kerri ma i miri në katund.

Albini ua ka çelë këtë dritare të mendimit, kurse Opozita i ka lanë pa dritare. As mish as peshk.

Lajme të ngjashme