“Nuk jam pishman, por më vjen keq që më lanë në këtë gjendje” - Veterani i UÇK la Zvicrën për Iuftën e Kosovës, sot gjendja e tij duhet ta prekë secilin - NACIONALE

“Nuk jam pishman, por më vjen keq që më lanë në këtë gjendje” - Veterani i UÇK la Zvicrën për Iuftën e Kosovës, sot gjendja e tij duhet ta prekë secilin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Veteranët e luftës së fundit në Kosovë janë prej shtresave më të përbuzura të shoqërisë tonë. Nacionale ka takuar sot Ekrem Thaçin, 53 vjeçar nga fshati Velekincë, Komuna e Gjilanit.

Thaçi, kontribuoj në luftërat e fundit në Kosovë e Maqedoni. E në këtë të fundit, fatkeqësisht u lëndua e tash e sa vite është pothaujse i palëvizshëm.

Ani pse është operuar dy herë, atij po i duhen përsëri të holla për operimin e tretë. Në të kundërtën atij do ti duhet që ta heqë këmbën.

“Kam dhimbje, gjithë natën më ruan djali.... Prej pas luftës me barna, ineksione. I kam të shkruara edhe paratë e mërgimtarëve, kurrë hakesh nuk mundem me i dalë”.

Në karrocën me të cilën lëviz ai mbanë me shumë dashuri edhe fotografinë e Agim Ramadanit, Komandant KATANA.

“Nuk e heki foton e Agimit kurrë. Kush e ka njoftë këtë njeri, nuk ka pasë me të. Nëse ish kanë ky, ndryshe ish kanë Kosova”.

Pavarësisht sfidave, dhimbjes Thaçi, nuk është bërë pishman asnjëherë që la Zvicrën për ti shërbyer atdheut.

“Nuk bana pishman, po më vjen keq pse me kanë në këtë gjendje. Na ia kemi pasë borxh atdheut”.

Nëse dikush ka zemër të madhe dhe dëshiron të ndihmojë për operim në fund të videos është i shkruar numri i bankës dhe numri i telefonit: +383 45 569 162.

VIDEO:

Lajme të ngjashme