Një ditë me ekipin që evakuon qentë endacakë: Nga rrugët e Prishtinës, në Qendrën për Trajtim - NACIONALE

Një ditë me ekipin që evakuon qentë endacakë: Nga rrugët e Prishtinës, në Qendrën për Trajtim

1 muaj më parë

nga Eriola Cacaj

Ditën e nisin në orën 05:00 të mëngjesit. Marrin pajisjet, dhe planifikojnë zonën.

Procesi për largimin e qenve endacak në kryeqytet, tashmë është duke u finalizuar.

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Lokale “Gjelbër” po punojnë mbi këtë çështje.

Ekipi i Gazetës Nacionale kaloi një ditë të gjatë e të vështirë së bashku me këtë ekip.

Sot, ekipi filloi punën në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Me mjetet e tyre ata arritën të evakuonin disa qenë endacak.

Rrjedhën e procesit dhe vështirësitë gjatë rrugës, për Nacionalen i tregoi zyrtari nga Komuna e Prishtinës, Shkelqim Mustafa.

Më pas, vazhduam rrugës për në Qendrën për Trajtimin e Qeneve Endacak në Hajvali të Prishtinës, aty ku për këta qenë do të jetë shtëpia e parë.

Nga aty kuptuam se qentë të cilët ishin evakuuar sot janë vendosur ndaras nga njëri tjetri, për tu vaksinuar.

Puna që bëhet aty, u tregua nga veterinari i Ndërmarrjes Publike Lokale “Gjelbër”, Kreshnik Vejsa

Më pas vizituam edhe qentë të tjerë që tashmë janë duke u trajtuar në këtë qendër dhe të cilët janë të gatshëm për adaptim.

Lajme të ngjashme