Nënë e bir morën ryshfet deri në 1200 euro, kryenin testet për patent shoferë kandidatëve pa qenë prezent - NACIONALE

Nënë e bir morën ryshfet deri në 1200 euro, kryenin testet për patent shoferë kandidatëve pa qenë prezent

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka arrestuar qytetarët Hafize dhe Edison Sallahu, pronarë dhe përgjegjës të ‘Autoshkollës Tony’ me seli në Kaçanik, ku dyshohet se janë përfshirë në veprimtari të kundërligjshme për procesin e marrjes së patentë shoferit.

Sipas informaccioneve, këta dy persona dyshohet se u kishin marrë deri ne 1200 euro ryshfet kandidatëve. Sipas Policisë së Kosovës dy të dyshuarit kanë marrë para nga kandidatët për t’ua mundësuar marrjen e patentë shoferit pa iu nënshtruar testit teorik dhe testit praktik të vozitjes.

Përvec kësaj , dyshohet se janë nxjerrë certifikata mjekësore dhe vërtetime për aftësitë e kandidatëve, edhe pse të njëjtit nuk kanë kryer kontrollet mjekësore.

Vlen të theksohet se Hafize Sallahu njëkohësisht është edhe drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Kaçanikut.

E për këtë Nacionalja ka kontaktuar edhe kryetarin e komunës se Kacanikut, Besim Ilazin, ku i njëjti tha se po presin vendimin e organeve të rendit.

Lajme të ngjashme