Në shtëpinë e braktisur ku thuhet se u fsheh për 8 ditë i arratisuri për vrasjen në Klinë - Vullneti viziton brenda shtëpinë, çka gjeti aty?
Tush Frroku, i dyshuar për një vrasje në Klinë më 7 gusht, ka zgjedhur që pas një periudhe arratisjeje të dorëzohet në policinë e Pejës.
Avokati i Frrokut, Gani Kelmendi, ka rrëfyer për KALLXO detaje të momenteve kur u mundësua kontakti i parë me klientin e tij, duke përshkruar takimin dhe dorëzimin në stacionin e policisë.
“Unë kam shku e kam marrë, ka qenë i strehuar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Burojë, rreth orës 15:30 dhe jemi shku e kemi marrë. Kam shku e kam pritë, pas rreth 15 minutave ka dalë. Si në mal ka qenë, njëfarë djerrine. Ka dalë, ka ardhë në kerr, kemi ardhë rrugës, ka hëngër bukë, ka pi një kafe, ka ble cigare”- ka treguar avokati Kelmendi.
Pas rrëfimit të avokatit, gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka vizituar vendimin ku thuhet se ka qëndruar për 8 ditë Tush Frroku, i dyshuar për një vrasje në Klinë.
Krasniqi ka gjetur një shtëpi të braktisur, ku pothuajse është e pamundur qëndrimi në të.
Në bazë të pamjeve shihet se shtëpia është e dëmtuar në të gjitha anët.
Gazetari Krasniqi ka shikuar edhe për rreth për të parë se mos është ndonjë shenjë se në cilën pikë ka qëndruar i dyshuari.
Për më shumë ndiqeni videon: