Në janar ishte premtuar se në mars do të fillonte asfaltimi i rrugës në Koznik, Burimi shkon për ta mbajtur përgjegjëse Komunën
Gazetari i Nacionale, Burim Pacolli, ka vizituar një rrugë në fshatin Koznik, e cila më parë kishte qenë në gjendje shumë të rëndë.
Në muajin janar, Pacolli kishte marrë premtim nga Komuna e Rahovecit se punimet për rregullimin e kësaj rruge do të nisnin në fillim të muajit mars.
Ai u rikthye së fundmi në këtë lokacion për të verifikuar nëse Komuna e ka mbajtur premtimin e dhënë.