Nacionalistët serbë detyrojnë Policinë ta anulojë Paradën e Krenarisë në Beograd – Përzihet kisha dhe politika - NACIONALE

Nacionalistët serbë detyrojnë Policinë ta anulojë Paradën e Krenarisë në Beograd – Përzihet kisha dhe politika

4 vjet më parë

nga Festim Gërguri

“Parada e Krenarisë” është paralajmëruar të mbahet këtë të shtunë në Serbi.

Por, mijëra serbë religjiozë dhe aktivistë të djathtës ekstreme, kanë marshuar në Beograd kundër saj.

“Po duan ta përdhosin shenjtërinë e martesës dhe të familjes, po duan të imponojnë bashkim të panatyrshëm si zëvendësim të martesës” – thotë Patriarku Porfirije - Kreu i Kishës Ortodokse Serbe.

Protestuesit bartën flamurin e Serbisë 600 metra të gjatë, teksa thërrisnin me shprehje nacionaliste e pro-ruse dhe pro pushtimit të Ukrainës.

Vuçiq vendimin për ta anuluar paradën ia la policisë.

“Ka kërcënime kundër marshimit dhe i takon policisë të vendosë nëse duhet të ndalohet” – thotë Aleksandër Vuçiq.

Policia mori vendim që të anulohet parada.

Ndërsa përfaqësuesit e komunitetit LGBTIQ+ thonë se do të marshojnë të shtunën në ora 17:00.

Qeveria e Serbisë ka ndaluar Parada të Krenarisë edhe në të kaluarën, që disa prej tyre edhe kanë eskaluar në dhunë.

Seksi mes personave homoseksualë është i lejuar në Serbi, por jo martesat mes seksit të njëjtë.

Lajme të ngjashme