Mungesa e një hapësirë adekuate, e ''ngulfat" panairin e librit - NACIONALE

Mungesa e një hapësirë adekuate, e ''ngulfat" panairin e librit

3 vjet më parë

nga Anita Nikaj

100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, më dy mijë tituj të rijnë, janë duke qëndruar në panairin e librit ‘’Prishtina 2023’’.

Botuesit nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Diaspora, do ta kenë mundësia që për gjashtë ditë, të shfaqin botimet e tyre para mijëra vizitoreve.

Një studim i vitit 2018, i bere nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tregon se kosovarët nuk janë edhe shumë adhurues të leximit.

Sipas statistikave nga afërsisht dy milionë libra sa janë në të gjitha bibliotekat e vendit ka vetëm 156 mijë lexues.

Nacionale ka qëndruar në panairin e librit, ku interesimi për blerjen e libra ishte tejet i madhe nga të gjitha moshat, mirëpo sa nga ta blinin libra?

Panairi, ketë vit pret që të ketë përafërsisht 40mijë vizitorë, por nuk është ndonjë shifër se sa nga ta blejnë libra.

Ndoshta arsyeja e mos blerjes së librave është çmimi tejet i lartë i tyre.

’Ne ketë panair do të kemi zbritje prej 20%, ndërsa deri në fund të panairit presim që zbritja të arrijë edhe deri në 30%’’- i tha Nacionales, shtëpia botuese Apphabet J&H.

Ndërsa shtëpia botuese ‘’Pikapasiperfaqe’’, për Nacionale deklaruan se dy vitet e fundit është rritur çmimi i librave si pasojë e shtrenjtimit të letrës.

‘’Letra është shtrenjtuar këto dy vitet e fundit andaj është dashur që edhe ne te i shtrenjtojmë librat në mënyre që të mos dalim në humbje’’- thanë nga ‘’Pikapasiperfaqe’’.

Mbi dy mijë tituj të rijnë dhe gjashte mijë tituj të cilët i posedonin shtëpitë botuese, ky panair të ofronte laramani zgjedhjesh duke filluar nga përrallat për fëmijë, librat edukativ për fëmije, letërsi, ekonomi, kulture, shkence, filozofi, psikologji, libra fetar, mjekësi, mjekësi bimore etj.

Mirëpo, nëse niseni për ne panair mos u mashtroni nga koha e cila është duke mbretëruar jashtë pasi që brenda temperaturat janë shumë të larta, ndoshta pse mungon ajrimi apo për arsye të dyndjes së njerëzve, cilado të jetë arsyeja preferohet të shkohet në një bluzë të hollë pa mënge.

Po ashtu, sigurohuni që të sillni para të mjaftueshme më vetë pasi që mund të rrëmbeheni shumë lehtë nga laramania që do të gjeni.

Është koha që ky panair të jetë i hapur edhe për botuesit ndërkombëtare jo vetëm për ata nga trevat shqiptare.

Dhe në mënyre urgjente këtij panairi i duhet një shtëpi e re e cila ofron kushtet e nevojshme për një panair.

Lajme të ngjashme