Mos pini gaz për gurët në veshkë [shkoni te mjeku]
Urologu Avni Fetahu, thotë se disa problem urologjike si gurët ne veshkë dhe të tjera, ka shumë raste që dëgjon se ‘njerëzit pinë gaz’ ose mundohen t’i ‘shërojnë me magji’. As njëra, e as tjetra nuk kryen punë. Punë kryen mjeku.
“Gjatë përgatitjes për doktoraturë, më interesonte se si e kanë trajtu formimin e gurëve në kohërat e lashta.
Aty shkruan se qysh para 1500 viteve para erës sonë, qysh në kohën e Hipokratit, janë marrë me trajtimin e gurëve. Një ndër metodat ishte magjia, pra me magji janë mundu me i shëru gurët në veshkë.
Në kohën e sotme, për shembull pijnë lëngje të ndryshme gaz, njëfarë gazi ku po burojkë në Fushë Krujë diku.
Mjekësia moderne nuk i jep këto, këto janë mite se nuk shërohet guri me magji, me të frymë e me këso.
Ky popull është shumë i mirë, niveli intelektual po rritet dhe sa të lexojmë e sa të dimë do të jemi aq më professional e do të kërkojmë ndihmë te mjeku, e jo t’i anashkalojmë këto, hajt se nuk është asgjë kjo.
Kemi shumë shembuj te pacientët, kur e kanë anashkaluar gjakderdhjen në urinë, duke thënë: hajt se na kalon.
Mendoj që duhet të kemi vetëdije qytetare më shumë dhe besoj që ajo po shkon duke u rritur”, rrëfen ai.