“Mos fol kur flas unë“, “Me gjuajt si pataten e nxehtë” – Përgjimet për fajde shkaktojnë përplasje të ashpër mes avokatit Rudari dhe gjyqtarit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur sot seanca për veprën penale “Fadje” ku janë të akuzuar Nexhat Hajredini, Naim Kadriu, Agron Halimi dhe Arben Sheqiri.
Në fillimin e kësaj seance, Prokuroria ka përmendur disa përgjime të datës 21 korrik 2015 si dëshmi, duke shtuar se në bazë të përgjimeve do të vërtetohet se të pandehurit i kanë dhënë të dëmtuarit Arton Shala para me fajde.
Një gjë e tillë është mohuar nga njëri avokat i të akuzuarve, Naim Rudari duke thënë se nuk e kanë asnjë transkrip në shkresat e lëndës që rrjedh nga përgjimi i telekomunikimit në mes të Nexhat Hajredinit dhe të dëmtuarit.
Rudari ka thënë se mirë do të ishte që Prokuroria ta arsyetonte.
Dhe pas kësaj ka pasur përplasje mes avokatit Rudari dhe gjyqtarit.
Për më shumë ndiqeni video: