Mjekja emergjente: Thonin se kjo punë është veç për burra, nuk është ashtu - NACIONALE

Mjekja emergjente: Thonin se kjo punë është veç për burra, nuk është ashtu

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Doktoresha Vjollca Haklaj, ka qenë e ftuar në Health Matters të Gazetës Nacionale. Doktoresha Haklaj, është mjeke emergjente.

“Të jesh mjek emergjent, do të thotë të jesh sa më afër pacientit sepse vetë emergjenca kërkon ndërhyrje më të shpejtë. Si cdo mjek kur përfundon fakultetin, e ka ëndërr për specializim. Unë kam vendosur të jem mjeke emergjente dhe nuk jam aspak e penduar.

Unë i kam bërë 14 vitë në këtë shërbim.

Rutina jonë, është se gjithmonë je në kujdestari të natës. Kjo është kryesorja. Pastaj ballafaqohesh me pacientë që kanë edhe sëmundje të papritura. Dëshira për t’i ndihmuar pacientit sa më shpejt dhe sa më korrekt, kjo e bën profesionin shumë të mirë.

Nuk është shumë sfiduese të jesh mjeke emergjente, gjatë fakultetit kam dëgjuar se kjo punë është vetëm për meshkujt, por unë nuk mendoj ashtu, për mua nuk është ashtu. Edhe një femër mund t’ia dalë të jetë mjeke emergjente edhe atë mjaft suksesshëm”, thotë ajo.

Ndiqni intervistën e plotë në Health Matters;

Lajme të ngjashme