Mjekët duhen ta njoftojnë pacientin për çdo rrezik edhe të nëse është një lajm i hidhur për të
“Sfida më e madhe e çdo mjeku, sidomos e neve kirurëve është që të hyjmë në operacion”, thotë urologu Avni Fetahu në Health Matters të Nacionales.
Ai thotë se është shumë e rëndësishme që të komunikohet me familjarët dhe me pacientin për çdo rrezik dhe çdo operacioni.
“Mjeku duhet të jetë shumë konstruktiv me pacientin, t’i tregojë drejt, t’i tregojë për rreziqet.
Sfidat më të mëdha munden me qenë shumë të mëdha sidomos në operacion, një rast shumë i lehtë kur duket, mund të dalë shumë i randë.
Po nëse nuk ke komuniku me familje paraprakisht, ta zëmë për veshkën, i thu pacientit që duhet me heq veshkën, po nëse i ke premtu se s’ka nevojë me heq veshkën, e tash me uniform, maskë e kapelë, pacienti në anestezion, por nëse e ke sqaru e ke ma lehtë, po nëse nuk e ke sqaru është pak e randë me dalë me i njoftu familjarët”, thotë ai.