Milaimi nga Hajvalia i rrëfen Burim Pacollit gjendjen mjeruese të jetesës - NACIONALE

Milaimi nga Hajvalia i rrëfen Burim Pacollit gjendjen mjeruese të jetesës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetari nga Hajvalia ka rrëfyer për gazetarin e Nacionales, Burim Pacolli gjendjen mjeruese të jetesës.

Milaim Xhaferi ka treguar për Nacionalen se shtëpia e tij i është djegur dhe është detyruar të mbajë edhe burg për shkak të borxhit të rrymës.

Se kom pagu faturën e rrymës, i kom diku gati 8 mijë euro rrymë, s’kam pas mundësi me i pagu se jam kon edhe pak pa qejf, me do stenda në zemër, mu ka shkyç nja 7-8 herë rryma edhe m’kan ardh diku 8 mijë e diçka euro rrymë edhe nuk kom pas mundësi me i pagu, ose duhet me shku në burg me vuj dënimin ose duhet me i pagu, kam qenë në burg bash në atë kohë kur mu ka kall shtëpia, janë me kan arrestu policia më kanë qu në burg i kom mbajt dy muaj, pastaj kanë ardh shoqatat dhe na kanë ndihmu.” – ka bërë të ditur zotëri Milaimi.

Qytetari nga Hajvalia treguar se është duke punuar kapak me dunjë, mirëpo nuk po mundet t’ia del mbanë me të gjitha.

Shtëpia e tij është rinovuar nga shoqatat mirëpo kulmi ende është i prishur, dhe i njëjti ka treguar se herë pas here ka probleme me lagështi.

Numri kontaktues i qytetarit Milaim Xhaferi: 045-654-658

Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

Lajme të ngjashme